Fjalët e para të Cristiano Ronaldos te Juventusi: Dua të fitoj…

0

CR7 është prezantuar sot si futbollit i Juves. PortugezI pas arritjes së marrëveshjes me dy klubeve për transferimin që kapi shifrën e 100 milionë eurove zbarkoi në Torino për vizitat mjekësore dhe prezantimin.

Pas 9 viteve me fanellën e bardhë, në fjalën e tij të parë si bardhezi, Ronaldo u shpreh ndër të tjera se vendimi ka qenë i lehtë për të ndërruar ambient, ndërsa në Itali ka ardhur për një sfidë të re.

“Historia në Real Madrid ka qenë shumë e shkëlqyer, falënderoj gjithë tifozët. Juventusi është ndër klubet më të mira në botë. Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i lehtë dhe është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time.
Jam ende shumë i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat. Në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur për këtë klub të madh, më bën shumë të lumtur. Unë jam shumë i motivuar.
Jam shumë i lumtur dua të lë gjurmë te Juventusi. Kampionati italian është shumë i vështirë, por më pëlqejnë sfidat. Shpresoj që të fitojmë Champions League”, u shpreh Ronaldo.

Portugezi do të përfitojë 30 milionë euro në vit për katër edicione me fanellën e Juventusit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here