Aktualitet

Ekzekutohet i riu ne zonen e Kinostudios/ Emri

By admin1

April 10, 2018

Të shtëna me armë zjarri të cilat përfunduan me ekzekutimin e një personi kanë tronditur vetëm pak orë më parë zonën e Kinostudios në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën Aleksandër Moisiu , afër një rrugice pa ndriçim, ku ka humbur jetën shtetasi Mario Majollari 28 vjeç.

Sipas policisë dyshohet se viktima mund të jetë qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë. Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie të cilat kanë sekuestruar të gjitha provat për të identifikuar autorët e krimit.

Deri më tani nuk ka një informacion për personin që ka qëlluar mbi të riun , por policia ka vendosur pika kontrolli në të gjitha rrugët lidhëse me vendin e ngjarjes.

Për të zbardhur ngjarjen policia ka shoqëruar disa shtetas që për të dhënë dëshmitë e tyre mbi vrasjen e ndodhur vetëm pak orë më parë/fikso.al