Doni të hiqni disa kilogramë nga pesha juaj? Ja çfarë duhet të bëni…

0

Uji është shoqëruesi juaj gjatë gjithë ditës

Zëvendësoni çdo pije tjetër me ujin dhe kështu do i kurseni vetes shumë kalori që do të merrnit gjatë ditës. Doni një gotë me lëng portokalli? Më mirë zëvendësojeni me një gotë uji.

Larg syrit, lërg zemrës

Të gjithë e kemi një dashuri të fshehur me ushqimin. Megjithatë dashuria është dashuri. Nëse ushqimi do të qëndrojë larg syrit tuaj, atëherë do të jetë edhe larg mendjes njëkohësisht.

Përgatitini ushqimet më herët

Përgatitja e ushqimit më herët do t’ju ndihmojë në llogaritjen dhe kontrollin e kalorive që merrni. Kjo metodë jo vetëm që heq disa kile por ju shton edhe shumë kohë dhe para në xhepat tuaj.

Përdorni pjata më të vogla

Përdorimi i pjatave më të vogla do të sillte në konsumimin e më pak ushqimi dhe si pasojë më pak kalori të futeshin në trupin tuaj.

Përdorni një aplikacion që mat kaloritë

Ky aplikacion do t’ju tregojë se sa kalori keni konsumuar deri në atë moment dhe do t’ju ndihmojë të kontrolloni nivelin e tyre ditor.

Rregulli i 70%-ëshit

Rregulli i 70%-ëshit ju sugjeron që të konsumoni vetëm 70% të asaj që keni planifikuar të konsumoni. Pasi të arrini këtë nivel bëni një pushim të vogël dhe do të kuptoni që trupi nuk do të ketë më nevojë të vazhdojë të konsumojë.

Ecni më shumë

Ecja është kaq shumë e nënvleftësuar. Është kaq e thjeshtë, mund ta bëjë kushdo dhe për më tepër është falas. Ecja ndihmon shumë në djegien e kalorive dhe duke shtuar 1 orë ecje në ditë do i siguroni vetes shumë kile të hequra.

Ushtrohuni me pesha në vend të ushtrimeve kardio

Të ngrini pesha është shumë më efektive sesa ushtrimet kardio. Këto ushtrime ndërtojnë muskuj dhe djegin shumë kalori. Nëse jeni fillestar do të ndërtoni një strukturë shumë të mirë muskulore dhe do bini shumë në peshë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here