Bëhuni gati për një koleksion makeup-i nga Jennifer Lopez

0

Kur e sheh Jennifer Lopez, menjëherë e kupton se sinonimi i duhur për të do të ishte “shkëlqim”. Dhe kjo duket se u bë realitet kur diva e muzikës krijoi linjën e saj të bronzer-it, GloW by JLo në vitin 2002. E pas kësaj, të gjithë fansat e yllit të muzikës, pritën me pa durim diçka akoma më shumë nga ajo.

E tashmë erdhi! Ditën e sotme ajo ka postuar foto në Instagram ku bën të ditur se tashmë janë gati edhe shumë produkte të tjera që mbajnë firmën e saj. Duke filluar nga buzëkuqi, furça make up-i, bronzer, hightliter, tone për sytë, tonë për vetullat etj.

Të gjitha do të vijnë me një hije të zbehtë neutrale e në ngjyrë ai. Gjithsesi, për t’i pasur ato duhet të prisni edhe pak, pasi në dyqane do të dalin në datën 26 prill.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here