Babi faleminderit që më fute në burg, historia prekëse e të riut tek “E diela shqiptare”

0

Gelsi, i riu 34 vjeçar ka sjellë sot babain e tij në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”. Gelsi në jetën e tij kishte bërë shumë prapësi, për të cilat ishte penduar. Këto prapësi kishin ardhur si pasojë e alkoolit. Që kur kishte qenë 17 vjeç Gelsi kishte filluar të pinte në biznesin që prindërit e tij kishin në fshat. Si pasojë e alkoolit, Gelsi kishte qëlluar 1 herë babain e tij dhe i vëllai e kishte dënoncuar për ta vërë atë që të ndryshonte. Sot Gelsi është penduar dhe i kërkoi falje babait të tij për gjithë të këqijat që i kishte shkaktuar familjes. Babai pranoi faljen e të birit dhe të dy së bashku i bënë thirrje të gjithë të rinjve të heqin dorë nga alkooli dhe veset, pasi ato janë shkatërruese për këdo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here