Artistët sfidojnë Ramën, ja Teatri i ri Kombëtar që nuk e prish të vjetrin

0

Teatri Kombëtar vijon të mbetet një ndër temat më aktuale të kohës. Në dëgjesën e tyre të radhës, artistët kanë paraqitur edhe 1 projekt-propozim për godinën e institucionit kulturor. Ata vazhdojnë të mbështesin variantin e rikonstruksionit e jo të shembjes.

Vladimir Bregu është arkitekti i cili propozon që midis 2 teatrove të vendoset 1 glob kristali duke krijuar një kompromis mes stilit të arkitekturës ekzistuese dhe një godine të re.

“Ne duam që mes dy teatrove të krijonim një holl të kristaltë, që do t’i jepte shumë dritë zonës”, u shpreh Arkitekti Vladimir Bregu. “E gjithë kjo nuk është vetëm një teatër Kombëtar, por një kompleks teatror”, tha ai më tej

Përveç Teatrit Kombëtar, Përparim Kabo, një prej mbështetësve të kauzës për mos shembjen,bëri thirrje edhe për mos prishjen e teatrit të kukullave, pasi edhe ajo përfaqëson histori, duke qenë godina e parlamentit të parë shqiptar.

“Nëse Teatri Kombëtar shembet, nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit. As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria” u shpreh Kabo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here