Samba Diop, djaloshi 18 vjeçar futbollist i ekipit Le Havre ka ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e mbrojtësit të kategorisë së dytë është bërë i ditur nga klubi francez i divizionit inferior, të cilët nuk kanë dhënë arsye mbi shkaqet e vdekjes.
Largimi në mënyrë të papritur nga jeta i 18 vjeçarit ka shtyrë në një afat të pacaktuar edhe ndeshjen e Le Havre në “Ligue 2” kundër ekipit të Reimsit.
Ndeshjet e kësaj fundjave do të fillojnë me 1 minutë heshtje, në nder të Diop.
“Ky është një moment i tmerrshëm për të gjithë futbollistët, pjesëtarët e stafit, vullnetarët, administratorët dhe udhëheqësit”, shkruhet në deklaratën e klubit Le Havre.
Diop kishte luajtur 21 ndeshje për ekipin e dytë të Le Havre gjatë këtij sezoni, klub që militon në kategorinë e katërt franceze.