10 njerëz që u bënë të famshëm sa hap e mbyll sytë

0

Sot është kaq e lehtë të bëhet e famshme, e të gjitha në sajë të internetit dhe rrjeteve sociale. Disa fituan famën për shkak të talenteve të tyre unike, e të tjerë falë pamjes së tyre unike. Le të njihemi me historitë e 10 njerëzve që përjetuan fuqinë e famës së papritur.

Nicky Libert

Një student postoi në rrjetin e tij social, Tëitter, foton e një të riu që punonte në ndërtim. Bukuria e Nicky u vlerësua gjerësisht nga përdoruesit e Tëitter dhe kjo i sooli atij një kontratë me agjencinë e modelimit, Elite.

Baddie Ëinkle

Kjo gjyshe pushtoi zemrat e blogerëve kur mbesa e saj e poston foton e e gjyshes në  Instagram. Ajo tani ka më shumë se 3 milion ndjekës dhe ka një jetë shumë aktive: ajo luan dhe vazhdon të ndryshojë imazhin e saj, dhe merr pjesë në talk show.

Emanuele Fasano

Kur një djaloshi italian i iku treni, mendoi se gjëja më e mirë q mund të bënte ishte të ulej e të luante në piano brenda stacionit hekurudhorë. Për fat të mirë, performanca e Emanuele u vlerësua shumë nga një producent muzikorë që ndodhej aty dhe ai e regjistroi atë. Kjo video e bari djaloshin të famshëm në rrjetet sociale gjë e cila i solli edh enjë kontratë shumë fitimprurëse.

Nusret Gökçe

Ky shef kuzhine turk u bë shumë i famshëm pas postimit të videos ku gatuan shumë i pasionuar mish. Pas kësaj ndjekësit e tij u shtuan dhe sot ai numëron rreth 9 milion, përfshirë këtu edhe yje me famë botërore si Leonardo Di Caprio.

Arshad Khan

Ky shitës 18-vjeçar i çajit nga  Islamabad, u bë i famshëm gjatë kur një fotograf postoi një foto të djalit me sy të kaltër në Instagramin e tij. Foto menjëherë mblodhi mijëra pëlqime dhe tërhoqi shumë vëmendje. Tani Arshadi është kontraktuar nga një agjenci e madhe modelimi dhe ëndërron për një karrierë si yll filmi.

Philippe Dumas

Pas daljes në pension Philippe vendosi të ndante foto të tij në internet, duke pyetur ndjekësit nëse ishte ende në gjendje t’i bashkohej industrisë së modës. Pamja e tij e pazakontë tërhoqi shumë persona, e në fund u kontaktua edhe nga një agjenci modelingu, duke përmbushur edhe ëndrrën e tij.

Mike Varshavski

Dr.Mike u bë i famshëm pasi postonte në Instagram foto nga puna  etij e përditshme. Ai u cilësua si “mjeku më seksi” nga revista People. Por pavarësisht ofertave për t’u bërë model, Mike preferoi të ishte mjek. Ai është tashmë një personazh publik dhe promovon në mënyrë të vazhdueshme jetën e shëndetshme duke mbështetur edhe organizata bamirëse.

Cindy Kimberly

Ajo u bë e famshim epasi Justin Bieber postoi foton e saj në Instagram, ndërsa pyeste “o Zot cila është kjo vajzë”? menjëherë fansat e tij e gjetën. Ajo doli të jetë një student 17-vjeçar nga Costa Blanca, Spanjë. Në kohën e saj të lirë, ajo punonte si një dado me kohë të pjesshme. Tani ajo ka kontrata me agjencitë e mëdha të modelimit.

Sven Otten

Pasi ky i ri publikoi videon e vallëzimit të tij në YouTube, ajo u pa nga më shumë se 43 milionë njerëz në të gjithë botën. Tani ky balerinë i vetmuar nga Gjermania është fytyra e shumë fushatave reklamuese dhe zotëron një akademi kërcimi.

Jeremy Meeks

Jeremy Meeks u dënua në shkurt të vitit 2015 me 2 vjet burg. Pasi Departamenti i Policisë Stockton postoi fotot e tij në Facebook, përdoruesit e internetit e quajtën atë “një kriminel i bukur”. Kur u lirua nga burgu, ai mori disa oferta modelingu dhe tani kalon kohën e tij të rrethuar nga të famshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here